.

Pas debateve me kreun e Bashkisë, jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës: S’kemi urdhër për vendosjen e karantinës

 

Drejtori i Spitalit të Kavajës, Perparim Daiu ka dhënë dorëheqjen. Dorëheqja e Daiut vjen pas lajmeve në lidhje me karantinën që pritej të ngrihej në spitalin e Kavajës, ndonëse se drejtoresha e Infektivit në ISHP, Silva Bino e mohoi.

Vetë Daiu ka pranuar se dorëheqja e tij ka ardhur pas debateve me kreun e Bashkisë së Kavajës, Redjan Krali, por mohoi që largimi i tij të ketë lidhje me karantinën, pasi për këtë të fundit nuk ka asnjë urdhër.

“Dorëheqja pas debateve me kreun e bashkisë. Nuk ka lidhje me karantinën. S’kemi marrë asnjë urdhër për vendosjen e karantinës”, ka deklaruar Daiu për News 24.