.

OFL gati formularin për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm

Operacioni Forca e Ligjit ditën e enjte do të zbresë në Vlorë. Në këtë qytet janë përgatitur formularët për tu dërguar te disa grupe kriminale, për të justifikuar pasurinë.

Formulari do i dërgohet fisit Llanaj, familjes Habilaj si dhe disa personave të tjerë.

Gazeta Mapo mëson se OFL do ti dërgojë formularin për të justifikuar pasurinë edhe Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. OFL do i kërkojë Geron Xhafajt të justifikojë pasurinë.

Që pas daljes së përgjimeve për dosjen “Babale”, Geron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali, ku ndaj tij kishte një dënim për trafik narkotikësh.