.

Frika nga koronavirusi, Bashkimi Europian merr masa për stafin, ja çfarë duhet të bëjnë personat që kanë qenë në zonën e “nxehtë”

Bashkimi Evropian merr masa ndaj përhapjes së koronavirusit duke detyruar personat që kanë qenë në Itali, pjesëtarë të stafit që kanë vizituar kohët e fundit zonat e prekura, që të qëndrojnë në shtëpi.

Sipas agjencisë së lajmeve “Ansa”, Komisioni Europian ka nxjerrë urdhrin që kush ka qenë në zonën e “nxehtë”, pra në Lombardi, 15 ditët e fundit, duhet të punojë nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.

Ata që thjesht kanë kaluar në Lombardi duhet të kontaktojnë shërbimet mjekësore të Komisionit Europian ose të punojnë nga shtëpia për dy javë.

Ndërsa për ata që kanë misione në zonën e konsideruar me risk më të ulët, duhet t’i shtyjnë ato.