.

Arrestimi i biznesmenit ,  reagon Dhoma e Tregtisë Lezhë: E prangosën duke i ngritur kurth

Dhoma e Tregtise Lezhë ka reaguar pas arrestimit nga policia me urdhër të Prokurorisë, të kryetarit të saj, Pashk Palokaj.

Arrestimi i biznesmenit me urdhër të prokurorisë pas hetimeve të kryera për vdekjen e një punëtori në muajin gusht 2019 tek pallati që ai po ndërtonte në lagjen “Beselidhja” të Lezhës.

Akuza e ngritur ndaj tij për “ndërtim pa leje”, “mos zbatimi i rregullave të sigurisë në punë” dhe “punësim i paligjshëm”.

“Dhoma e Tregtise Lezhe shpreh indiniaten me te thelle per menyren si po abuzohet me sipermarresit e ndershem.??????

Ngjarja e ndodhur ne date.16.06.2019 mbi renien nga skela te ndierit M.Sh nuk i perket pergjegjesise ligjore te ndertuesit por te nenkontraktorit. Edhe ne rast se do te ishte e tille, shoqeria gezon drejtues teknik dhe te tjere pergjegjes te drejtperdrejte te kesaj ngjarje.

Pa njoftim, pa vendim te komunikuar, ne menyre kurthi (ftohet per takim), dhe i vene prangat ndertuesit, sipermarresit, Kryetarit te Dhomes se Lezhes ne pabesi dhe ne thyerje te drejtperdrejte te te drejtave te njeriut dhe te drejtes qe i ofron ligji.
Ku po shkojme o Shteti i se drejtes qe cdo dite e me shume nuk je i tille.????
U rrezuan pallatet si te ishin keshtjella prej rere ne Durres dhe kush e pesoi???(disa fatkeq)

Kjo eshte reformation ne drejtesi.????

Doni ti largoni dhe ato pak biznese te ndershme nga Shqiperia???????

Vazhdoni e bejeni.!????

Dite te lumtura na presim!???

Kuzhdo qe e ndjen qe duhet te solidarizohet le ta beje.????

Ambasada Amerikane
Delegacioni i Bashkimit Europian
Shoqatat e biznesit

Reagoni sa nuk eshte teper po teper vone???”, thuhet në reagim.

Arrestohet biznesmeni në Lezhë, kryetar i Dhomës së Tregtisë, tre akuzat që rëndojnë mbi të(EMRI)