.

“Kujdes, është e pasaktë!”, reagon kimisti i njohur pas fotos virale:Ja si ta përgatisni dezinfektuesin (Receta)

Dezinfektuesi për duart është një nga gjërat që nuk duhet të mungojë në çantën tuaj pas përhapjes së koronavirusit në të gjithë botën.
Situata po përkeqësohet në vendin fqinj, Itali pasi deri tani ka arritur në 7 numri i viktimave.
Qytetarët janë përpjekur të marrin masat e nevojshme, ndërkohë një foto në rrjet është bërë virale ku tregonte si të përgatisni në kushte shtëpie dezinfektuesin.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur reagimi nga kimisti Dario Bressanini i cili e ka cilësuar si lajm të rremë.Më tej ai ka dhënë recetën e saktë e cila është e certifikuar nga OBSH.
Përbërësit për 1 litër
833 ml alkool etilik, 96 për qind
42 ml peroksid hidrogjeni 3 për qind
15 ml prej 98 përqind glicerinë
Ujë i distiluar ose i zier sa të mbushi shishen prej 1 litër

Ai ka publikuar foton dhe ka thënë se informacioni i pasaktë qëndron në përdorimin e kripës së trashë dhe zbardhuesit dhe 5 litra ujë/tpi.it, Përshtati Hapur.al