.

Koronavirusi, flet kryeministri italian:Kemi marrë masa si asnjë vend tjetër, ja ç’do të ndodhë me ata që braktisin karantinën

Në një lidhje direkte për emisionin ‘Non è la d’Urso’, kryeministri Giuseppe Conte sqaroi disa pika lidhur me situatën aktuale pas përhapjes së koronavirusit në Itali.

“Ne kemi marrë masa si asnjë vend tjetër.Jemi njohur në nivelin evropian për kontrollet më të rrepta.Unë kam thënë që në fillim se do të përballemi me këtë emergjencë me përgjegjësinë maksimale.
Më tej ai ka sqaruar:”Nuk ka asnjë shqetësim për furnizimin me ushqim”, duke iu referuar sulmit në supermarkete në orët e fundit në zonat e prekura nga virusi.

Kreu i qeverisë ka bërë dhe një apel për qytetarët që ndodhen në karantinë:”Falenderoj qytetarët e komunës për sakrificën që do bëjnë në 14 ditët e ardhshme duke na lejuar të bëjmë kontrolle të mëtejshme. Ne kemi identifikuar ata njerëz që kanë ikur në rajone të tjera. Për ata që braktisin karantinën do të ketë sanksione penale”, tha Conte duke shtuar se po bëjnë mijëra kontrolle/Hapur.al