.

“S’ju premtoj Zvicrën as Gjermaninë”, Basha flet me shifra: Ja sa do të jenë pagat për mjekët dhe infermierët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij të prerë se kur të vijë në pushtet do të anulojë koncensionet që ka bërë qeveria ‘Rama’ që ditën e parë kur mori pushtetin.
I pranishëm në konferencën “Sfida dhe vizione në shëndetësi”, Basha premtoi se pagat e personelit shëndetësor do të rriten në 1200 euro në muaj pë mjeket dhe 700 euro në muaj për infermierët, ndërsa shtoi se nuk premton standardet e Zvicrës dhe as Gjermanisë në këtë sektor.

“Pagat e personelit shendetesor do te rriten ne 1200 Euro ne muaj per mjeket dhe 700 Euro ne muaj per infermieret. Do te rrisim numrin e barnave te rimbursueshme. Ne Shqiperi do te futen vetem barna nga vende te origjines se sigurte, qe nuk demtojne shendetin e shqiptareve. Nevojitet liberalizim i paketave shëndetësore sipas nevojave të pacientit. Shqiptarët nuk do te blejne me barna nga xhepi, nuk do te duhet te paguajne bakshishe nen dore.”, pohoi lideri i PD-së.