.

“Grushti i shtetit”, Meta lajmëron tjetër konferencë për mediat

Teksa tensionet kanë arritur kulmin mes Presidencës dhe Kuvendit e qeverisë, Presidenti Ilir Meta ka njoftuar një tjetër konferencë për mediat.

Sipas presidencës Meta do të ketë një konferencë për shtyp në orën 14:30.

Ende nuk dihet se çfarë do të deklarojë Meta, por besohet se do të lidhet me thirrjen e tij për protestë më 2 mars të këtij viti.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 14:30, do të ketë një konferencë për shtyp. Ftohen mediet për transmetim LIVE!”, njofton Presidenca.

Ai kohët e fundit ka hedhur sulme ndaj mazhorancës duke thënë se rilindja po bën grusht shteti.