.

‘Keni shkelur Kushtetutën’- Alban Dudushi përplaset me Ilir Metën në Open

 

Gazetari Alban Dudushi debatoi ashpër më presidentin e Republikës Ilir Meta në Open në Top Channel. Debati nisi kur Meta tha se jam mbrojtësi i Kushtetuesës dhe se presidenca është kështjella e mbrojtjes së Kushtetutës.

Ju shpërndatë edhe një foto që e quajtët meme of the day ku tregoni se Presidenca është kështjella që po mbron Kushtetutën. Por ajo që shikohet është se jeni vetëm- tha Dudushi.

Në luftën finale ka shumë shqiponja- iu kundërpërgji Meta.

Shqiponjat tani janë ulur në tryezën e bisedimeve- vijoi Dudushi.

Nuk e kam fjalën për opozitën- iu kundërpërgjigj Meta.

Ke ndryshime në qëndrimet tuaja. Në fillimin ishit palë me opozitën tani jeni vetëm. Akuzuat edhe Komisionin e Venecias, kur shkelët Kushtetutën- tha Dudushi.

Ku e kam shkelur Kushtetutën?- vijoi presidneti.

Jua tha Komisioni i Venecias- tha Dudushi.

Kur dhe ku e ka thënë. Ajo ishte një qëndrim prej lobimit që pastaj e ndryshuan. Alban në qoftë se kërkon të bësh zhurmuesin vazhdo bëje- iu kundërpërgjigj Meta.