.

“Do festonin Shën Valentinin” , çifti shqiptar kapet me 15 kg marijuanë në Igumenicë

Një çift shqiptar kanë rënë në prangat e policisë në Igumenicë, pasi u kapen me 15 kg marijuanë.

Operacioni për ndalimin e tyre u bë në në Asproklisi, pranë kufirit greko-shqiptar. Policia greke ndaloi automjetin me të cilin ata po udhëtonin në momentin kur po tentonte të hynte në tokën greke.

Gjatetë kontollit në makinën e tyre është gjetur e fshehur në disa vende të improvizuara enkas 16 pako me 15 kg 50 gram marijuanë dhe dy celularë.

Në momentin e ndalimit çifti ka deklaruar se vinte nga Shqipëria në Greqi për të festuar ditën e të dashuruarve, por në momentin e kontrollit është konstatuar edhe lënda narkotike.