.

“Sportistja më e mirë e kontinentit”, Luiza Gega fenomenale, vlerësimi prestigjoz që i bën “European Athletics” (FOTO)


Luiza Gega nuk është vetëm rekordmenia shqiptare e atletikës por së fundmi një emër që po stapohet edhe në memorien e autoriteteve sportive në mbarë globin sa i përket paraqitjeve që po zhvillon.

Dibrania, e cila në mitingun me salla të mbyllura në Gjermani përmirësoi edhe rekordin e saj kombëtar në 3000 metra, duke vendosur kohën 8:44.46, është shpallur dje nga “European Athletics” si sportistja më e mirë e kontinentit, për muajin janar 2020.

Në konkursin e krijuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës, fillimisht Luiza Gega është bërë pjesë e sondazhit që ka përzgjedhur 5 sportistet më të mira, por më pas, në bazë të votave të mbledhura, ajo ka rezultuar edhe më e votuara, në bazë të performancës së ofruar në muajin e janarit.