.

Sulmoi Kobe Bryant pas vdekjes, hiqet menjëherë nga puna gazetarja e Washington Post



Një gazetare e Washington Post është pezulluar menjëherë nga puna pasi postoi të dielën, pas pak vdekjes së yllit të basketbollit, një histori shumë vjeçare përdhunimi të lidhur me të.

Felicia Sonmez, e cila mbulonte politikën e brendshme për Postin, shkruajti ne Twitter, teksa bota mësonte për vdekjen e Bryant, të bijës dhe disa personave të tjerë, sesi në 2016-tën ishte shfaqur një histori në faqen The Daily Beast e cila mbante titullin: ‘Rasti shqetësues  i Kobe Bryant: Dëshmia e ADN-së, Historia e Akuzuesit dhe Gjysmë-Rrëfimi’.


Bryant njihet për devotshmërinë e tij ndaj të shoqes, Vanesës, me të cilën ishte lidhur që në rini, dhe katër vajzat e tyre. Por kur ai ishte 24 vjeç, një vajzë 19 vjeçare e akuzoi për përdhunim. Hetimi zgjati 14 muaj, e në fund vajza vendosi të mos dëshmonte dhe çështja u mbyll. Pas postimit të saj në Twitter, gazetarja u përball me një rrebesh kritikash e thotë se mori edhe kërcënime me vdekje./gazetashqip