.

Sa është shifra që Gjermania do i japë Shqipërisë për tërmetin? Kryeministri Rama flet pas takimit me Merkel

Pas takimit me kancelaren Angela Merkel, kryeministri Edi Rama ka treguar disa detaje për konferencën e dontorëve dhe për ndihmën që Gjermania do ti ofrojë Shqipërisë.

Kancelarja Merkel në deklaratën e saj sot tha se Gjermania do të marrë pjesë në konferencën e donatorëve, por shifra ende nuk është bërë publike.

“Jo nuk pati, nuk folëm ekzaktësisht për këtë sepse ky është një proces shumë i lidhur me raportin final të hartuar në bashkëpunim me ekspertët e BE dhe bankës botërore që bëhet zyrtar më datë 4 shkurt dhe nga ana tjetër është një proces që askush nuk i nxjerr kartat i pari pasi kërkon të shohë të tjerët.”- tha Rama për TCH.