.

Deklarata e Merkel për negociatat, vjen reagimi i Metës. Mesazhi që përcjell

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një takim me kancelaren Merkel, për çeljen e negociatave dhe për antarësimin e vendit tonë në BE.
Menjëherë pas angazhimit të shprehur nga kancelarja ka reaguar edhe presidenti i vendit Ilir Meta.
Me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se “Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë”.

Postimi i Metës

Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë! ?????