.

Zbulohet emri, kush është policja që iu bë atentat me tritol në Durrës,

Foto ilustruese

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në makinën e punonjëses së policisë, në Durrës.

Sipas “Balkanweb” tritoli i është vënë mjetit tip “Audi”, të punonjëses së policisë Ornela Buraku.

Pas ngjarjes, policja Buraku ka deklaruar përpara oficerëve se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër.

Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës. Policia kishte 17 vite në detyrë, ndërsa për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje.