.

Po shijon ‘lirinë’! Nëse s’do hiqte dorë nga mbretëria, kjo foto e Meghan Markle nuk do publikohej

Pas shkëputjes nga pallati mbretëror ka nisur edhe jetesa normale e dyshes më të komentuar të momentit, Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Pak ditë më parë 38-vjeçarja u fotografua duke shëtitur në natyrë së bashku me djalin e saj, Archie dhe dy qenushat e preferuar.

Së fundmi Markle ka publikuar në llogarinë në ‘Instagram’, një tjetër moment privat të cilin më parë nuk do mundte ta ndante me ndjekësit e saj. Meghan ka ndarë një foto ku shihet se ka shkuar të kontrollojë qenin e saj në një klinikë veterinare.

Këto pamje janë shpërndarë menjëherë, duke theksuar faktin se tashmë Markle është duke jetuar si çdo qytetar tjetër dhe duke shijuar ‘lirinë’.