.

Ekzekutoi shokun në Astir, zbardhet dëshmia e autorit:Arsyeja pse e vrava dhe ku u fsheva pas krimit

Ne foto Vilson Tafciu

Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Noel Disha, autorit të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu, në një ndër lokalet më të populluara, në zonën e Astirit, në Tiranë.

Në dëshminë e tij para uniformave blu, një ditë pas dorëzimit, i riu ka thënë se nuk ka dashur ta vrasë shokun e tij, por e kishte bërë pasi ky i fundit e kishte sharë nga nëna. Më tej, siç thuhet në dëshminë që sjell “Balkanweb”, i riu ka thënë se është larguar pas krimit dhe është fshehur në një hotel në Kavajë.

“Me Vilsonin ishim shoke prej vitesh. Nuk kam dashur ta vras. Te henen shkova tek Artisti per ta takuar. Nuk kam pasur si qellim ta vras. Unë lëvizja gjithmonë me armë me vete. Kur e takova ai më shau nga nena. U ndjeva shumë i ofendur për shkak të marrëdhënies qe kishim pasur. Une e kam marrë në shtepi nuk duhet ta thoshte këtë gjë. U nervozova dhe e qellova. Pas krimit jam larguar dhe kam qëndruar në një hotel në Kavajë. Jam shumë i penduar për krimin e kryer”, ka thënë i riu para policëve.

Ndërkohë, 29-vjeçari nuk ka dhënë detaje pse është prishur miqësia mes tij dhe viktimës. Ai ka thënë se është në gjendje të rënduar psikologjike dhe se do të flasë në një moment tjetër.

28-vjeçari u ekzekutua mbrëmjen e mbrëmjen e së hënës, teksa kishte pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe po konsumonte kafe në një lokal të njohur në zonën e Astirit me dy vajza. Ai u nxorr jashtë dhe u ekzekutua me një plumb në zemër./BW