.

Video/ Dobësimi i AAK në zgjedhjet e fundit, Haradinaj: Humba vota, u keqkuptova nga besimtarët e devotshëm

 

I ftuar në ‘Open’, Ramush Haradinaj foli edhe për dobsimin e AAK-së në zgjedhjet e fundit të parakohshme. Një nga gazetarët e pyeti: Kur ju keni bërë sakfrifica për Kosovën pse nuk jeni votuar?

Haradinaj u shpreh se ka bërë burg për qëndrimet e tij, madje shtoi se ka thënë gjithmonë ndaj çdokujt se çështja e Kosovës do përfundojë me pavarsi. Haradinaj shtoi se ka humbur vota pasi është keqkuptuar nga besimtarët myslimanë.

“Kam qenë kundër shkuarjes në luftë në Siri të Kosovarëve. Aty kam humbur vota se u keqkuptova nga besimtarët e devotshëm. Sot unë i kam kthyer të gjithë ato gra e fëmijë nga Siria. Kanë vdekur 150 kosovarë atje dhe askush nuk mban përgjegjësi. Unë nuk jam ai politikani që e harxhon kohën në media dhe pasurinë e hedh në biznese se kështu do i kisha fitu 30%.

Unë jam ai politikan që në 2005 kam qenë në burg. 4 vite i kam bërë burg dhe i kam bërë për qëndrimet e mia. Kam thënë gjithmonë ndaj çdokujt se çështja e Kosovës do përfundojë me pavarsi. Nuk jam politikani ekstremist.- tha Haradinaj.