.

Aksident i rëndë në Rrogozhinë. Makina përplaset me bordurën, vdes 22-vjeçari

 

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Rrogozhinë.

Mesohet se sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti është përplasur me bordurat anësore në rrugën kryesore.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet. Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Sipas informacioneve të para dyshohet se shkak i përplasjes është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion Paraprak.

Rreth orës 17:05 në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë automjeti me drejtues shtetasin O. L.,22 vjeç, si shkak i një parakalimi të gabuar ka devijuar nga aksi rrugor duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi O. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit./BW