.

Niveli i lartë i ndotjes:Boshnjakët ngrihen në protesta, shqiptarët flenë.Çfarë paralajmëruan ekspertët

Dhjetra njerëz protestuan sot në Sarajevë për shkak të niveleve të larta të ndotjes së ajrit në javët e kaluara në kryeqytetin boshnjak.Disa nga pjesëmarrësit mbanin maska ​​për fytyrën në tubimin e zhvilluar jashtë ndërtesës duke pritur qeverinë e Sarajevës shkruan New York Times.
Organizatorët e protestës janë shprehur se duan të inkurajojnë njerëzit për të dalë në aksion dhe të tërheqin vëmendjen ndaj problemit dhjetvjeçar që mbizotëron në qytet.
Matjet e nivelit të ndotjes, të kryera javët e kaluara, kanë treguar që nivelet e ndotjes i kanë kaluar normat e sigurisë së BE për të disatën herë.
Javën e kaluar, autoritetet lokale kishin prezantuar masat emergjente dhe kërkuan nga qytetarët që të shmangnin përdorimin e qymyrit dhe ngrohjes me dru si dhe ndalimin e makinave me naftë.

Kreu i qeverisë lokale Edin Forto u tha protestuesve se situata nuk mund të ndryshojë brenda disa muajve, por do të zgjasë shumë më gjatë. Ai tha se qytetarët gjithashtu duhet të bëjnë pjesën e tyre.

“Shumë njerëz refuzojnë të ndryshojnë rutinën e tyre,” tha ai duke shtuar se po punojnë për t’i ndërgjegjësuar.

Ekspertët thonë se ndotja e ajrit në Ballkan është e rëndë për shkak të termocentraleve të karburantit dhe makinave të vjetra dhe shumë faktorëve të tjerë. Në javën e kaluar, mjegulla e trashë shtoi problemin.

Një raport vitin e kaluar nga Programi i Mjedisit U.N.N tregonte që njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor humbasin deri në 1.3 vjet jetë nga ndotja e ajrit.

Ekspertët kanë paralajmëruar se këto dhe pengesa të tjera mjedisore mund të pengojnë përpjekjet e Bosnjës dhe vendeve të tjera të Ballkanit për t’u anëtarësuar në BE.
Ndërkohë sipas hartës të gjeneruar nga Numbeo, vihet re se vendi ynë renditet një nga më të ndoturit në Europë.Shqipëria ka shënuar një indeks të ndotjes prej 77.07.
Të dhënat e paraqitura në databazën e Numbeos janë bazuar në perceptimet e vizitorëve të këtij portali.Megjithatë sa i përket ndotjes Numbeo sqaron se përfshin të dhëna të vlefshme nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe institucioneve zyrtare me të dhëna të vlefshme.
E ndërsa në Bosnje janë zhvilluar protesta dhe qeveria po bën përpjekje për të ulur nivelin e ndotjes, në Shqipëri ky problem po qëndron nën hije, ende pa asnjë zgjidhje./Hapur.al