.

Afate kritike për formimin e qeverisë, Albin Kurti refuzon Thaçin. Presidenti ia dërgon dekretin Kuvendit


Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin pas propozimit të mandatarit për formimin e qeverisë, raporton.

Rrjedhimisht, merret vesh se Kurti pritet të mos shkojë për të marrë dekretin, derisa, tashmë presidenca tashmë e ka përcjellë të njejtën në zyrën e LV-së.

Dekreti i presidentit përcillet sot në zyrën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që zyrtarisht njoftohet për emrin e propozuar.

I mbetet pastaj kryesisë që të thërrasë mbledhjen e Kuvendit në afat prej 15 ditës.

Në anën tjetër, Televizioni T7 raporton nga vendi i ngjarjes se mediat nuk po lejohen që të hyjnë në presidencë, në vendin ku ishte paraparë të mbahej takimi.