.

Loja “ballkoni” ndalohet në ishujt e Spanjës, autoritetet masa të rrepta edhe për përdorimin e alkoolit (Fotot)

Ishujt Magaluf, Playa de Palma, Mallorca dhe Sant Antoni e Ibiza janë shumë të frekuentuar nga turistët, por së fundmi një lajm i keq vjen për ta.

Autoritetet spanjolle vendosën rregulla të reja ditët e fundit për të vënë pak rregull në rrugët e qyteteve të tyre që mbushen kryesisht me anglezët e çmendur që pinë, bëjnë akte dhune dhe akte seksuale në mes të rrugës apo në plazhe.

Të gjithë turistëve nuk do t’ju lejohet që të blejnë pije nga ora 21.00 deri në orën 08.00 të mëngjesit. Po a kanë kuptim mbrëmjet me lëngje frutash? Për spanjollët po.
Ata do të ndalojnë edhe të apasionuarit të lojës së quajtur, ballkoni, në të cilën turistët e dehur britanikë hidheshin nga ballkonet e dhomave në pishinat e hoteleve ku qëndronin. Nëse do kapen duke kryer një akt të tillë do gjobiten me 60 mijë euro dhe do të dëbohen nga hotelet menjëherë. Në këtë mënyrë ishujt Balearik bëhen destinacioni i parë në Evropë që lufton kundër turizmit të ekzagjeruar. Kjo lojë e quajtur nga britanikët balconing është shkaku i dhjetra vdekjeve të tyre në hotelet e Spanjës.

Kundër këtyre masave janë vetëm tregëtarët e vegjël që do kenë më pak fitime dhe sigurisht britanikët kur të nisin të udhëtojnë në ishujt e tyre të preferuar të harbimit.
Foto në një hotel, një i ri britanik është hedhur nga ballkoni në pishinë