.

Patozi në Open: Politika shqiptare ka nevojë për një tërmet

 

Astrit Patozi tha në Open në Top Channel që politika shqiptare ka nevojë për ndryshime rrënjësore.

Ku na do çojë kjo protestë?- e pyeti Eni Vasili.

‘Shoqëria ka nëvojë për një tronditje. Politka shqiptare ka nevojë për një tërmet. Le të shërbejë ky revolucion i dështuar, le të shërbejë lidhja e krimit me politikën, le të shërbejë kjo tryezë për ndryshime rrënjësore’- tha Patozi.

‘Unë kam dyshimin se kjo tryezë nuk do të nxjerrë ndonjë produkt. Them se kjo tryezë po bëhet për të ruajtur statuskuonë. Unë mendoj se opozita nuk e ka seriozisht për zgjedhjet e parakohshme. Demokratët dhe opozita duhet ta kuptojnë që ajo që iku iku dhe duhet të hedhin sytë tek e ardhmja’- tha Patozi.

Patozi tha se nuk do të ketë zgjedhje të tjera lokale dhe se nuk do të ketë zgjdhje të parakohëshme.