.

Video/ ‘Lëpitë atë që nuk thuhet’, debat mes Bushatit dhe Gjatës në Open

 

Një debat i fortë po zhvillohet mes Andi Bushatit dhe Çlirim Gjatës në Open në Top Channel teksa po flitet për marrëveshjen mes pozitës dhe opozitës e cila u arrit të martën.

Gjata tha në Open sekjo marrëveshje u bë për shkak se e kërkoi Bundestagu për negociatat. ‘Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje- tha Gjata.

Dështuat, thjesht dështuat. Këtë regjim nuk e mundët dot. Ky regjim ka muskuj më të fortë. Edhe unë mund të zihem me një bandit dhe me mund por nesër nuk shkoj t’i lëpij atë që nuk thuhet.- ndërhyri Bushati.

‘Të lutem, mos të kalojmë në fyerje. Po mundohem të ruaj etikën. Nuk ndërhyra kur folët ju’- iu kundërpërgjigj Gjata.