.

Hajdutët shqiptarë tentojnë t’i ikin policisë, përleshen me karabinierët

Dy shqiptarë banues në Albenga të Italisë dyshohet se kan vjedhur banesa në këtë zonë, ndërsa gjatë natës janë zbuluar nga ana e karabinierëve.

Policia italiane mori telefonatë në numrin 112 nga qytetarët, të cilët thoshin se dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesat e tyre. Menjëherë karabinierët janë vendosur në në gatishmëri. Me një hetim të shpejtë, karabinierët vunë re se hajdutët e dyshuar ishin dy shtetas shqiptarë.

Shqiptarët tentuan të ikin, duke përfituar nga errësira, ndërsa mes tyre dhe policisë italiane kishte edhe përleshje. Të dy të arrestuarit, dy shqiptarë të moshës 50 dhe 30 vjeç, muratorë dhe banorë të Albenga bënë Պdo gjë që është e mundur për t’ shpëtuar arrestimit, mirëpo në fund ata u prangosën.

Karabinierët sekuestruan një çantë ku kishte sende të ndryshme, që dyshohet se janë përdorur në vjedhje. Të dy shqioptarët janë ndaluar dhe ndodhen në stacionin policor lokal. Dy shqiptarët janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Savonës këtë mëngjes, ku do të përgjigjen për krimet. Policia italiane ka sekuestruar edhe celularët e të dyshuarve, për të zbuluar nëse pikërisht dy shqiptarët janë përgjegjës ose jo të vjedhjeve të tjera që kanë ndodhur në zonë.