.

Gjykata fal një tjetër dënim me 20 vite burg, ja për kë bëhet fjalë

Gjykata ka liruar ditën e sotme një tjetër të dënuar me burg. Bëhet fjalë për Ergys Kolaverin, i cili ka marrë masën “arrest shtëpie”, nga Gjykata e Apelit.
Më herët apeli rrëzoi dënimin me 25 vite burg për Ergys Kolaverin, i cili u akuzua për atentatin më snajper në burgun e Vaqarrit, ngjarje embetur në tentativ.
Vendimin e ka marrë ditën e sotme Gjykata e Apelit në Tiranë.

Në nëntor të 2017-ës, Kolaveri u dënua nga Gjykata për Krime të Rënda me 20 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria në atë kohë për atentatin e dështuar me snajper në burgun e Vaqarrit në vitin 2016.

Në 30 korrik të 2016-së, një atentat me snajper iu bë Gazmir Daçit në ambientet e brendshme të burgut të Vaqarrit. Gazmir Daçi ishte duke dalë në ambientet e jashtme të burgut, kur është qëlluar me snajper nga një kodër aty pranë. Plumbi nuk ka kapur Gazmir Daçin, por një të dënuar nga Kosova. Kolaveri ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për ta qëlluar me snajper.

Atentati dyshohet të jetë bërë për motive hakmarrje, pasi Gazmir Daçi ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit.