.

Dua Lipa bën namin dhe arrin atë që shumë artistë do të dëshironin


Super hiti ‘New Rules’ nga këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka arritur që të hyjë në listën e ngushtë të këngëve që kanë mbi 2 miliardë shikime në platformën muzikore Youtube.

Videoklipi i këngës së famshme është shikuar e komentuar shumë dhe kënga vazhdon të dëgjohet akoma edhe gati 3 vjet pasi është hedhur në treg.

 

Videoja ka 10 milionë pëlqime, 314 mijë komente deri tani, dhe numri vazhdon të rritet.

Këngën Dua e ka publikuar në vitin 2017 menjëherë pas ndarjes nga Isaac Carew.

Aso kohe ajo bëri namin, megjithatë të shumtë janë edhe njerëzit që e dëgjojnë edhe sot.