.

Pas Alketa Vejsiut, një tjetër shqiptare në “Sanremo”

Dua Lipa do të jetë e ftuara speciale e “Sanremo”-s.

Këngëtarja është e dyta nga vajzat me origjinë shqiptare që do të ngjiten në skenën e madhe të festivalit të mirënjohur italian, pas Alketa Vejsiut.

Mediat italiane shkruajnë se Dua Lipa do të përfitojë nga rasti për të promovuar turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, për të cilin do të udhëtojë sërish në Itali në fund të prillit. Emri i turneut është marrë nga albumi i saj i dytë, që do të dalë këtë pranverë, i cili përmban hitin “Don’t start now”.

E ndërkohë që Dua nuk ka reaguar aspak për këtë lajm në Instagram, (përveç një fotoje me pica ku shkruan: E dua Italinë!”, ditën e djeshme, Alketa Vejsiu dha lajmin e bukur se do të jetë moderatore në “Sanremo”, së bashku me një sërë figurash të njohura të skenës në Itali, si Monica Belluci, Antonella Clerici, Sabrina Salerno dhe shumë të tjera.

Prezantuesi kryesor Amadeus konfirmoi edhe pjesëmarrjen e këngëtarit Massimo Ranieri, i cili do të bëjë duet me Tiziano Ferro-n dhe popstar-in britanik Mika.

“Ne po punojmë për të nënshkruar kontrata me emra të tjerë të njohur si Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero dhe Ultimo”, tha prezantuesi dhe drejtori artistik i festivalit.

Këtë vit festivali i rëndësishëm i muzikës në Itali “Sanremo” do të mbahet nga data 4 deri në 8 shkurt.

 

View this post on Instagram

@giovanna_e_amadeus questa è sicuramente una notizia fantastica per L’Albania! Il Festival di @sanremorai e stato per tutti noi la colonna sonora di tante vite e generazioni. Arrivare al Festival di Sanremo per me e stato il più grande sogno della mia vita professionale. Amo L’Albania ma vorrei dire a voce alta “Amo L’Italia perché é il Paese più bello del mondo” e gli italiani sono “il popolo più bello del mondo in assoluto” ! #amoitalia #ilpaesepiubellodelmondo #fratellanza #italia #albania @giovanna_e_amadeus sarà un bellissimo Festival e tu te lo meriti Amadeus??? L’Albania ti è grata. Gratitudine sempre per @paolaperego17 che e stata la prima a sostenermi e a @luciopresta un Grande! ❤️❤️❤️?????????? #conferenzastampa #sanremo2020 #raiuno

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on