.

I dënuar me burg përjetë, lirohet ish-kreu i bandës së Durrësit

Gjykata e Krujes ka liruar sot nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Endrit Dokle kishte marrë dënim me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera në kuadër të të ashtuquajturës Banda e Durrësit. Dokle ishte i vetmi nga anëtarët e bandës së Durrësit i dënuar përjetësisht.

Avokati i Doklës ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Indrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirimin e tij.

Përveç burgimit të përjetshëm si anëtar i bandës së Durrësit, ku akuzohej për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera, Doke ishte dënuar edhe me 16 vite të tjera heqje lirie për shkak se drejtonte trafikun e drogës nga burgu.