.

Të vishesh si milioner me pak buxhet, ekspertët japin 10 këshilla



‘Si të vishesh si milioner?’ Duket si e pamundur, por ka disa detaje që do t’ju bëjnë të dukeni sikur keni shpenzuar shumë për pamjen e jashtme.

Veshja është ajo që merr vëmendjen më të madhe, por jo më e rëndësishmja. Paraqitja ka disa elemente kyçe që nëse nuk janë të kuruara si duhet, do të na bëjnë të dukemi sikur nuk kujdesemi për veten aq sa dëshirojmë.

Por, çfarë duhet të kemi parasysh për të arritur një pamje ‘1 milion dollarëshe’?

Kombinimi i ngjyrave është një nga detajet që nuk duhet neglizhuar kurrë. Nuk ka rëndësi se sa të lira janë rrobat që ke veshur – nëse i keni kombinuar si duhet, ia keni arritur qëllimit për të rënë në sy.

Sido që të jetë buxheti juaj, investoni për çantat dhe këpucët. Sezoni i uljeve do t’ju ndihmojë të koleksiononi të preferuarat tuaja, natyrisht, duke iu përmbajtur stilit tuaj në tërësi.

Ndoshta nuk i kushtoni vëmendje të vazhdueshme, por thonjtë e rregulluar janë ato që do t’ju shtojnë pikë kur vjen puna tek përkujdesja ndaj vetes. Në rast se thonjtë nuk kurohen si duhet, atëherë…ka shumë vend për komente! Zgjidhni nuanca që nuk kanë lidhje me neonin apo dekoret me xixa.

Mos u vishni KURRË me kopje të markave të njohura. Çdokush do ta dallojë që çfarë ke veshur nuk është origjinale dhe kjo nuk është aspak për t’u duartrokitur.

Xhinset e zeza nuk do t’ju zhgënjejnë kurrë. Një ose dy palë do të mjaftonin për t’ju dhuruar një prekje klasi si asnjëherë më parë.

Bëni kujdes me syzet e diellit. Nëse nuk ua mbna xhepi t’i blini të shtrenjta, të paktën përshtatini si duhet me formën e fytyrës. Ruani një stil lidhur me këtë aksesor.

Mos hezitoni të përdorni bizhuteritë. Nuk do të jenë kurrë të tepërta, pavarësisht veshjes tuaj.

Nuk duhet të harroni se nëse nuk është masa juaj, nuk bën për ju. Vetëm nëse dëshironi të dukeni sikur keni veshur një thes. Dhe më e keqe është e kundërta! (Një veshje e ngushtë është veçse zhgënjim)

Flokët e pastër dhe të prerë me një model të përshtatshëm do të bëjnë të dukeni sikur parësor për ju është kujdesi ndaj vetes. Dhe kjo është më e rëndësishmja.

Zgjidhni një parfum. Mos e mbani si aksesor zbukurimi mbi komo. Kujtohuni që asnjëherë të mos dilni nga shtëpia pa aromën tuaj të preferuar.