.

Sot është shumë i njohur, habit moderatori shqiptar: Kam punuar për vite në Call Center

 

Kelvi Kadili është një ndër moderatorët që ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me deklaratat e pa komplekse.

Së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Thumb On’, ai ka treguar disa nga detajet e jetës së tij personale.

Kelvi ka rrëfyer se para se të bëhej i famshëm, ai ka punuar shitës në një dyqan rrobash në një qendër tregtare dhe në Call Center.

‘Kam bërë dhe gjëra të tjera në jetë. Kam punuar shitës rrobash, 1 vit kur kam qenë 24 vjeç. Bëja kombinime rrobash. Kam punuar edhe në kompani telefonike. Edhe në call center kam punuar 2 vite’, u shpreh moderatori.

Kujtojmë që më herët, Kelvi u largua nga Tv Top Channel, pas një debati me drejtorin e Përgjithshëm të Imazhit, Ben Blushin. Tashmë prej disa kohësh prezanton emisionin e mëngjesit në Ora News bashkë me Arjola Shehun./oranews