.

Aurela Hoxha zbulon se është në një lidhje dashurie, por cili është fatlumi?

E ftuara e Luana Vjollcës më 1 Janar në “Shiko kush luan” ishte edhe Aurela Hoxha e cila ka zbuluar ka zbuluar mjaft gjëra që nuk kemi ditur më parë për të.

Gjatë sfidës “Ndaje ose pije” Aurela ju përgjigj pyetjes nëse është e dashuruar dhe cili është fatlumi.

“Ka fatlum, por për të mos thënë se cili është ai, po pi një gotë!”, u shpreh Aurela. Kujtojmë se ajo përflitet prej kohësh se është në një lidhje me një biznesmen që quhet Alban dhe jetojnë të dy bashkë në Spanjë.Albani është nga Miloti dhe prej vitesh dhe ka biznesin e tij në fushën e hotelerisë.