.

Rama aktor në filmin e Mamaqit, producenti zbulon sa është paguar kryeministri për rolin e dajës

 

Që prej publikimit të trailerit, filmi ‘I love Tropoja’, mori vëmendjen e të gjithëve, ende pa dalë në treg.

Kjo ndoshta prej kastit të zgjedhur të aktorëve, ku ajo që bëri më shumë zhurmë ishte pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama.

Me paruke të zeza, lente e size, Rama është transformuar kompklet thuajse nuk njihet.

Por publiku ende është kurioz mbi rolin e kryeministrit në këtë produksion të regjisorit, producentit dhe aktorit Ermal Mamaqi.

I ftuar në emisionin ‘Siluete’në RTSH, Mamaqi tregoi se Rama do të interpretojë rolin e dajës. Ndërsa pyetur nga moderatorët mbi pagesën që ka marrë kryeministri, Ermali tha :

‘Nuk e kam paguar. Ai erdhi me 8 badigardë dhe iku edhe pa ngrënë’.