.

Humbi 10 miliardë dollarë, Jeff Bezos nuk lëshon fronin si njeriu më i pasur në botë.Ja kush renditet i dyti

Jeff Bezos është akoma personi më i pasur në botë, edhe pasi humbi 10 miliardë dollarë në një vit.

Themeluesi i Amazon mban fronin e miliarderëve sipas Bloomberg Billionaire Index 2019 me një pasuri neto prej 115 miliardë dollarësh.

Ai ndiqet nga rivali i tij më i madh për “fronin”, themeluesi i Microsoft Bill Gates, pasuria e të cilit është 113 miliardë dollarë.

Bezos, Gates dhe manjati francez i biznesit Bernard Arnault janë tre miliarderët e vetëm në listë, pasuria neto e të cilëve tejkalon 100 miliardë dollarë.

Bezos pritej të humbiste vendin e parë në indeksin e miliarderëve pas një viti të “egër” për financat e tij. Pas divorcit më bashkëshorten Mackenzie Bezos, ai mbajti 75% të aksioneve të çiftit në Amazon.

Pjesa tjetër shkoi tek ish-gruaja e tij, e cila gjithashtu mori një pjesë prej 4% të kompanisë. Kjo i pësoi një humbje prej rreth 37 miliardë dollarësh Bezos. Ndërsa ish-bashkëshortja e tij u bë personi i 25-të më të pasur në botë.

Gates rrëzoi Bezos nga froni në nëntor pasi fitimet në Amazon ranë me afro 28% nga viti i kaluar ndërsa aksionet e Microsoft u rritën 48%. Por koha e tij në krye ishte jetëshkurtër.

Të Top10 e listës janë edhe emra të njohur si Ëarren Buffett dhe Mark Zuckerberg që mbajnë respektivisht vendin e katërt dhe të pestë.

Julia Flesher Koch, e veja e biznesmenit konservator David Koch është e vetmja grua në 10 vendet e para, me pasuri 62 miliardë dollarë.