.

Video/“Kushtrimi kundër të keqes, që duhet shkulur”, Vasili kujton vargjet e njohura të Fan Nolit

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili teksa sjellë në vëmendje vargjet e njohura të poezisë së Fan Nolit “Anës Lumenjve” dhe  flet për të keqen që po prish jetën e shqiptarët.
“Kushtrim kundër të keqes, që duhet shkulur që te mos hedhe rrënjë dhe te prishe jetën e shqiptarëve.”, shkruan Vasili, duke sulmuar kështu qeverinë sa i takon situatës që po kalon vendi pas tërmetit, ndërsa ka publikuar edhe videon nga filmi i famshëm ‘Lulëkuqe mbi mur’, ku interpreton aktori i mirënjohur Timo Flloko.

Kushtrim kunder te keqes, qe duhet shkulur qe te mos hedhe rrenje dhe te prishe jeten e shqiptareve.Dhe një zë vengon nga lumi,Më buçet, më zgjon nga gjumi,Se mileti po gatitet,Se tirani lebetitet,Se pëlcet, kërcet furtuna,Fryhet Vjosa, derdhet Buna,Skuqet Semani dhe Drini,Dridhet beu dhe zengjini,Se pas vdekjes ndriti jetaDhe kudo gjëmon trumbeta.Ngrehuni dhe bjeruni,Korrini dhe shtypini,Katundar’ e punëtorë,Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Publiée par Petrit Vasili sur Samedi 14 décembre 2019

Vargjet e poezisë
Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korrini dhe shtypini,
Katundar’ e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!