.

Porositi ‘biçakun’ online në ebay, 37 vjeçari nga Patosi dënohet me 8 muaj burg


Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në qytetin e Patosit, ku një 37 vjeçar është dënuar me 8 muaj burg për shkak se kishte porositur online një thikë nga Hong-Kongu.

37 vjeçari Saimir Mitescu (Hoxhaj), i martuar dhe me tre fëmijë, është proceduar me akuzën për

veprën penale të ‘Prodhimit, mbajtjen, blerjen apo shitjen pa leje të armëve të ftohta’ me 8 muaj burg.

Mitescu tregoi se po pret vendimin nga Gjykata e Apelit e Fierit pasi e ka apeluar vendimin. Ai theksoi se diku nga mesi i këtij viti i pëlqeu një biçak në internet i cili kushtonte 19 dollarë dhe e porositi atë online në faqen e ebay-it.