.

Situata post-tërmet, zgjidhjet e ofruara nga Qeveria dhe miliona eurot e grumbulluara nga shoqatat jo qeveritare. Debate dhe analiza. Ja çfarë ndodhi mbrëmë në Open

Të hënën në mbrëmje të ftuar në emisionin Open për të folur për situatën post-tërmet ishin Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, Arbër Hajdari themelues i “Fundjavë Ndryshe”, gazetarët Andi Bushati, Enton Abilekaj, Alban Dudushi si dhe Inxhinieri Markel Baballëku.

Emisioni nisi me një lidhje të drejtpërdrejtë  me Profesorin e sizmologjisë, Shyqyri Aliaj. I pyetur se sa kohë duhet që të përsëritet një tërmet i ngjashëm me atë të 26 nëntorit, profesor Aliaj deklaroi: “Duhet një kohë e gjatë për të tundur dy kontinentet, të paktën një shekull”.

Fatura e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti ende nuk është bërë publike, por pyetja se ku do t’i gjeje Qeveria paratë gjithmonë shkakton debat. Elisa Spiropali nuk kishte një përgjigje shteruese për këtë çështje.

Teksa foli për paratë që janë dhuruar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Andi Bushati deklaroi në Open se qytetarët nuk kanë besim tek Kryeministri Rama dhe Qeveria e tij Sipas Bushatit qytetarët më shumë besojnë Elvis Naçin se sa Ramën.

Arbër Hajdari i “Fundjavë Ndryshe” deklaroi në Open se qytetarët i kërkuan që të mos i bashkojë fondet me Qeverinë. Ai tha se ka marrë dosjet e shtëpive të prekura nga tërmeti në zonën e Tiranës dhe javën e ardhshme nis puna në terren.

Ministrja Spiropali doli kundër zv/Kryeministrit Braçe për konçensionin Milot-Balldre. E ndërsa Braçe tha se ky projekt do të anulohet, Spiropali deklaroi të kundërtën në Open.

Lagjet e reja qe u propozuan nga Kryeministri Rama futën në “sherr” Abilekajn dhe Spiropalin. Analisti u tregua shume skeptik në lidhje me këtë projekt.

Debati vijoi më tej mes Spiropalit dhe Bushatit pasi ky i fundit e quajti burgaxhi arkitektin të cilit Qeveria i ka besuar projektet kryesore.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm