.

“Babalja”/ “Pezullim nga funksionet politike për Salianjin”, Edmond Spaho: Akuza politike e të montuara

Një akuzë thellësisht politike e dhënë nga një prokuror që është shërbëtor besnik i maxhorancës. Kështu e ka komentuar pretencën e dhënë sot nga prokuroria për çështjen ‘Babaja’ nënkryetari i PD-së Edmond Spaho. Në një deklaratë për mediat nga jashtë Gjykatës së Tiranës, Spaho ka komentuar vendimin e prokurorisë, e cila kërkoi 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove për ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji.

“Të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, qesharake. Nga sa kemi kuptuar nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm. Konkluzion të cilin e konfirmoi dhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokuror politik dhe veçanërisht nga prokuroi Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës, që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.”, tha Spaho.