.

Studiuesja flet nga Italia për Open: Tërmeti në Firence, 230 banorë pa banesa

 

Në lidhje me skype në Open në Top Channel Gerta Zaimi studiuese në Itali foli për tërmetin që ka rënë në Firence.

“Deri tani kemi 230 banorë që duhen evakuar pasi banesat e tyre kanë pasur dëmtime. Epiqendra ishte në rrethinat e Firences. Në qendër këtu nuk shkaktoi dëmin e madh”- tha Zaimi.

Studiuesja tha se paniku ishte i madh edhe për arsye se lajmi i tërmetit në Shqipëri është raportua shumë në media italiane.