.

Dojna Mema humb njeriun e saj me te dashur


Babai i moderatores Dojna Mema është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë ajo, duke ndarë në Instagram disa nga momentet më të bukura bashkë me të atin.

“Nuk le asnje sekondë pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë!

Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është Babi i familjes.

P.s : Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”, shkruan Dojna.