.

“E nisëm me probleme”, batuta e kryeprokurorit të ri gjatë prezantimit: Tani hyjmë në një fazë të re

Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela, u prezantua sot në prokurorin e përgjithshme dhe mori detyrën nga paraardhsja e tij në këtë institucion Arta Marku, e cila ka qenë edhe shoqja e tij e klasës, fakt që e bëri të ditur në fjalën e saj kryeprokurorja Arta Marku.

“Ishte një surprizë e bukur se ndoshta është hera e parë që ndodh kalimi nga një prokuror në një tjetër”, tha Çela.

Teksa kishte probleme me mikrofonin dhe mediat i thane se nuk degjohej, kryeprokurori i ri beri edhe nje batute ku tha: “e flluam me probleme”.

Me tej ai premtoi se e ardhmja do jete me e mire teksa tha se tani duhet nje angazhim ndryshe per punen ne prokurori pasi ajo ka pesuar ndryshimet me te medha me reformen ne drejtesi.

“E vlerësoj se sot është më e rëndëishsme se kurrë më parë transparenca që duhet të sigurojmë ndaj medias e publkut si mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve tek puna e prokurorise. E falënderoj kryeprokuroren Arta Marku për punën e bërë gjatë këtyre 2 viteve e vlerësoj se e ka bërë në një fazë mjaft të vëshitrë, tranzicioni ku vendi është përballur me probleme të mëdha e delikate. Besoj se ka bërë më të mirën e mundshme në këto kushte.

Tani hyjmë në një fazë të re, ka një konceptim tëresor të shtetit të së drejtës, institucioneve kushtetuese ku prokuroria ka pësuar edher ndryshimet më rrënjësore dhe kërkon një angazhim e konceptim të ri për mënyrën si ky organ do funksionojë. Janë mundësitë dhe mbështetja e kapacitetet për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e famijljes së madhe evropiane ku rezultatet e punës sonë kanë në rëndësi të jashtazakonshme”.