.

Margariti në Open: Arkitektë të huaj do ndihmojnë në rindërtimin e lagjeve

 

Ministrja Elva Margariti e cila për situaën e tërmetit  është edhe kordinatore e projëktimit të rindërtimit në një lidhje live në Open në Top Channel tha se lagjet do të ndërttohen miks dhe do jenë lagje të reja.

Zona e Kombinatit do jetë një zonë e cila është prekur nga tërmeti dhe ka banesa të pabanueshme. Aty është njërza zonë e cila do rindërtohet. Po astu në Laç është një zonë- tha Margariti pornuk përmendi zona të tjera.

Unë dëgjova mbrëmë kryeministrin në Porta a Porta dhe kishte edhe përcaktuar arkitektët për rindërtimin e lagjeve, ku këto lagje do jenë miks- ndërhyri Bushati.

Jo, e paskeni keqkuptuar kryeministrin mbrëmë në Porta a Porta. Nuk janë përcaktuar arkitektët, por janë disa arkitektë të huaj të cilat do të japin ndihmën në rindërtimin e lagjeve. Ka një grup arkitektësh që do japin ndihmë- iu kundërpërgjigj Margariti Bushatit.