.

VIDEO/ Ky është krevati i projektuar kundër tërmetit, ja çfarë e bën atë të veçantë

Në kushtet e panikut nga tërmeti janë të shumtë qytetarët e Durrësit dhe Tiranës që po flenë në makina. Por në fakt ekziston një krevat që të mbron nga tërmetet. Ai funksionin në formën e një sënduku që hapet sapo nisin lëkundjet e tërmetit. Askush nuk lëndohet pasi edhe dysheku bie bashkë me ju dhe për më tepër në brendësi të tij ka mjetet e nevojshme për të mbijetuar si maskë oksigjeni, ujë dhe kuti të ndihmës së shpejtë. Më poshtë një video e animuar që tregon këtë lloj shtrati.