.

Tërmeti shkatërrimtar, Prokuroria kalon në veprim, nis hetimet në Tiranë dhe Durrës

Prokuroria e Durrësit dhe ajo e Tiranës kanë kaluar në veprim konkret pas situatës së rëndë, ku dhjetëra qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bëhet me dije se ky institucion hetimor ka regjistruar çështjet penale për pallatet që u shembën dhe të cilat rezultonin edhe pa lejen përkatëse. Sipas njoftimit të prokurorisë, çështja është regjistruar për veprat penale “Ndërtim pa leje” dhe “Shpërdorim detyre”.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, teksa bëri publike temat e diskutimit në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare i bëri thirrje prokurorisë të nisë hetimet për personat që kanë abuzuar me ndërtimet dhe t’i vë ata para përgjegjësisë ligjore.

Njoftimet e Prokurorisë:
Durrës

Më datë 29.11.2019 Prok. Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e det nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal.

Tiranë

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka filluar kryesisht hetimet ne lidhje me situaten e krijuar nga fatkeqesia natyrore. Hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve te shpejta ne drejtim te sqarimit te rrethanave konkrete, qe kane cuar ne pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndertimeve.
Veprat penale qe po hetohen jane ato te Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet per organet qe kane miratuar lejet e ndertimit dhe nese ato jane dhene ne mbeshtetje te ligjit, si dhe nese ndertuesit kane respektuar lejen e marre, Ndertim i paligjshem, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, Dhenia e ndihmes per ndertim te paligjshem, neni 199/b i Kodit Penal.

Ne lidhje me kete hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, ka ngritur nje grup hetimor. Ne vijim te veprimeve te kryera, i kerkohet informacion Bashkise se Tiranes per banesat e evidentuara tashme si te prekura nga termeti dhe te klasifikuara jo ne kushtet e duhura per banim. I njejti informacion i eshte kerkuar dhe strukturave te tjera shteterore.