.

Shkatërrimet e tërmetit, zv.ministrja bën bilancin: 469 objekte të inspektuara në Durrës, Krujë e Shijak


Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda ka dhënë informacion në lidhje më dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti. Voda tha se janë inspektuar 469 objekte në Durrës, Krujë e Shijak.

“Ne kemi marrë masa urgjente. Deri tani, janë 469 objekte që janë inspektuar në Durrës, Krujë e Shijak. Janë 800 efektivë në gatishmëri për të përballuar situatën. Kanë ardhur shumë ndihame janë depozituar”, tha Voda.

Rovena Voda u shpreh se janë dërguar trupa inspektuese pranë qendrave grumbulluese, ndërsa janë vendosur 3 numra në dispozicion të qytetarëve.

“Kemi vënë trupa inspektuese pranë qendrave grumbulluese. Tre numra janë vënë në dispozicion të qytetarëve. Në Durrës, janë 238 objekte të insopektuara, nga të cilat 150 janë shpallur të pabanueshme. Në Krujë janë inspektuar 46 objekte. Pesë objekte janë të pabanueshme”, deklaroi Voda.