.

6 ditë pas tërmetit/ E moshuara Popa vazhdon të qëndrojë në banesën e pabanueshme

 

Zonja Ermioni Popa vazhdon të qëndrojë në banesën e saj edhe pse ajo është shpallur e pabanueshme.

Ajo i tha gazetarit Andi Bora ku u shpreh se nuk del nga shtëpia pasi nuk i frikësohet ndonjë tërmeti tjetër.

“Nuk ka ardhur kush të më marrë, vetëm një djalë që jeton sipër. Ai më tha do të çoj ku të duash. Ku t ëiki. Mund të dal edhe jashtë dhe mund tmë bie diçka. Tërmete nuk besoj se ka më”- u shpreh e moshuara Popa.

Eni Vasili pyeti zv.ministrin Shkreli se si duhet bërë me këtë zonjë, ku Shkreli tha se në qoftë se pallati i banores është shpallur i pabanueshëm atëherë duhet të shkojë policia dhe ta nxjerrë. Me policinë duhet të jetë edhe një psikologe për të zbutur situatën.