.

Pse ndjejmë se lëkundemi edhe kur s’bie tërmet?

Nëse ndjeni sikur vendi nën këmbët tuaja po dridhet edhe kur nuk ka një lëkundje tërmeti, nuk jeni të vetmit.

Ky fenomen është shumë familjar në vende që sapo kanë përjetuar një tërmet të përmasave të mëdha (siç ishte ai i 26-nëntorit), ose në vende të cilat nuk kanë përjetuar lëkundje tërmeti të mëdha më parë.

Psikologët shpjegojnë se kjo gjendje e njerëzve vjen si pasojë e traumës dhe stresit që përjetojnë pas tërmetit.

Edhe nëse vendi juaj ka qenë shumë larg epiqendrës së tërmetit, ndjesia e “tundjes” edhe kur s’po bie tërmet është botërisht e njohur. Ky tërmet ndodh në mendjen tuaj. Sistemi i ekuilibrit të trurit tonë na mban të angazhuar për të analizuar gjithë sinjalet që marrim nga veshët, sytë, këmbët dhe i përdor këto të dhëna për të përpunuar ç’po ndodh.

Vjen si pasojë e frikës, stresi të mbledhur gjatë eksperiencës së hidhur dhe instiktit që lind tek njeriu për t’u parapërgatitur për një rrezik të radhës, shkruan Anabel.
Diçka e tillë mund t’ju ndodhë edhe kafshëve, për shkak të frikës së shkaktuar. Në raste të tillë, të ndodhura në të shkuarën vetë peshkatarët kanë treguar se madje dhe peshqit kanë dalë nga deti prej frikës së shkaktuar.