.

Video/ Marshimi me 28 nëntor/ Rama e quajti lajthitje, ja si përgjigjet Albin Kurti

 

Albin Kurti është i ftuar në Open në Top Channel, ku foli edhe për marshimin që do të bëhet me datë 28 nëntor.

“Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë është e rregjistruar si OJF. Ajo ka autonominë e saj. Ne nuk kontrollojmë veprimet e njëra-tjetrës. Unë i lexoj ashtu siç ju deklaratat e qendrës Vetëvendosje në Tiranë. Kjo është Lëvizja Vetëvendosje. Ajo është demokratike”- tha Albin Kurti.

Cili është reagimi për kryeministrin Rama, pasi e quajti lajthitje marshimin e 28 nëntorit?- e pyeti Eni Vasili.

Nuk është lajthitje. Ajo është gati detyrë, të bësh aktivitet për bashkim- tha Albin Kurti.