.

Video/ Albin Kurti vendos një kusht për mini Shengenin Ballkanik

Albin Kurti foli për Mini-Shengenin në Open në Top Channel.

Arsyeja kryesore ka qenë mos njohja e Kosovës si shtet nga ana e Serbisë. Por, Kurti tha se nëse minishengeni e mban reciprocitetin Kosovë-Serbi atëherë diskutojmë.

Pse është kundër Abin Kurti kundër mini-shengenit Ballkanik?- u hodh si pyetje nga paneli në studio.

Është i ngutshëm veprimi i Ramës, pasi fillimisht duhet të kemi reciprocitet mes Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë do të thotë reciprocitet?- e pyeti Alban Dudushi.

Po marr një pikë elementare. Reciprocitet do të thotë që Serbia të njohë diplomat e Kosovës në Bujanovck, Serbia duhet të njohë targat e Kosovës. Makinat me targa e Kosovës në Serbi nuk lejohen- ky është reciprociteti- tha Albin Kurti.

Kryeministri Rama është ankuar se më dy kryeministrat më përpara nuk ka mundur të bashkëpunojë, e tani pse po ngutet për mini-shengenin ballkanik kur po vjen qeveria Kurti ku do që të ketë bashkëpunime me Shqipërinë- vijoi Albin Kurti.