.

Zbulohen prezantueset e “Grammy Awards”, mes tyre edhe një shqiptare


Bebe Rexha është e përzgjedhur për të prezantuar nominimet në eventin prestigjioz “Grammy Awards”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me origjinë shqiptar, nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ajo ka njoftuar se krah saj do të jetë edhe këngëtarja Alicia Keys dhe mezi po e pret eventin.

Nominimet do të shpallen ditën e nesërme dhe eventi transmetohet në të gjithë botën.


Ceremonia e madhështore e “Grammy Awards” do të mbahet më 26 janar 2020.

Në të bëhen bashkë emrat më të njohur në industrinë e muzikës.